Kryeministri Edi Rama ka marrë vaksinën e Pfizer-it, në ditën e parë të nisjes së procesit të vaksinimit në vendin tonë.

Personi i parë në Shqipëri që u vaksinua ishte doktoresha Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama tha për mediat se do të vaksinohej sot, “vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurt, por është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm”.

“Dokrrat me çipa e manipulime genesh janë qesharake. E kanë bërë edhe kolegë të mitë, do ta bëj edhe unë. Anëtarët e kabinetit qeveritar janë si gjithë të tjerët dhe nuk kanë pse të dalin në radhë para mjekëve, policëve, mësuesve dhe të moshuarve. As unë nuk do të duhej, por meqë kemi në vend një grup konspiracioni, do ta bëj. Nuk do të doja t’i zija radhën askujt, por do ta bëj sot patjetër vetëm për këtë arsye”, u shpreh Rama.