Ka nisur sot faza e tretë e fiskalizimit për transaksionet Biznes-Konsumator. Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se për ta lehtësuar procesin e lëshimin e faturës elektronike, subjektet mund të përdorin pa pagesë portalin Self-Care, si një zgjidhje e thjeshtuar dhe e kuptueshëm.

“Tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre përmes përdorimit të platformës Self-Care ose implementimit të një zgjidhje softëarike. Subjektet që lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë, mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e Fiskalizimit duke përdorur portalin Self-Care pa pagesë, nëse plotësojnë kushtet: Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar. Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtësuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit. Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”, thuhet në njoftimin e MFE-së.

Për të kryer procesin e fiskalizimit, Certifikata Elektronike është një nga elementët e nevojshëm dhe nëse nuk jeni pajisur me të mund të aplikoni nëpërmjet portalit e-Abania.

MFE u bën apel tatimpaguesve të bëhen pjesë e procesit të Fiskalizimit

Për ta lehtësuar procesin e lëshimin e faturës elektronike nga tatimpaguesit, Administrata Tatimore ka përditësuar portalin Self-Care duke paraqitur një version më të thjeshtësuar dhe kuptueshëm për përdoruesit.

Kur një nga kriteret e mësipërme nuk përmbushet më prej tatimpaguesit, ata duhet të zbatojë procedurën e Fiskalizimit me anë të zgjidhjeve softëare-ike të certifikuar, sipas rregullave të përgjithshme të përcaktuara në ligj.

Deri më tani nga AKSHI dhe DPT janë certifikuar 33 kompani, të cilat mund t’i shikoni në këtë link;

Tatimpaguesit kanë mundësinë të bëjnë përshtatjen e pajisjeve fiskale ekzistuese në përputhje me ligjin e Fiskalizimit, edhe nëpërmjet një numri të konsiderueshëm të kasave aktuale, të cilat suportojnë këtë reformë, përmes implementimit të një softi të ndërmjetëm.

Më 1 Janar 2021 filloi lëshimi i faturave elektronike kundrejt enteve publike në përmbushje të detyrimit ligjor që rrjedh nga Ligji i Fiskalizimit, por edhe kundrejt subjekteve private, pavarësisht se Ligji parashikonte periudhë tranzitore.

Më 1 Korrik 2021 hyri në fuqi fiskalizimi i të gjitha transaksioneve pa para në dorë, ndërmjet tatimpaguesve, pra biznes me biznes.

Në këto 8 muaj të parë të nisjes së kësaj reforme janë fiskalizuar 23.345 tatimpagues, teksa janë lëshuar 21.946.945 fatura në total, prej të cilave 20,641,767 janë fatura me para në dorë dhe 1,305,178 fatura pa para në dorë.

Përsa i përket certifikatës elektronike janë në total 64.536 aplikime, nga të cilat janë lëshuar 53.492 dhe 11.044 janë në trajnim. Certifikata Elektronike është një nga elementet e nevojshëm për të kryer procesin e Fiskalizimit. Për t’u pajisur me të, tatimpaguesit duhet të aplikojnë përmes portalit e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për Certifikatën Elektronike”.