500 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave për të nisur vitin e ri shkollor. Edhe këtë vit mësimi nuk do të zhvillohet në kushte normale. Në disa shkolla do të kenë orë 25 minutëshe, ndërsa të tjera do të funksionojnë me dy turne.

Mësuesit duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj COVID-19. Po ashtu në klasa është detyrueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi uroi të gjithë nxënësit që të hënën do të rikthehen në bankat e shkollës.

Nëpërmjet një video-mesazhi ministrja Kushi shprehet se në të gjitha shkollat janë marrë masat për mbarëvajtjen e vitit shkollor. Ajo gjithashtu ftoi nxënësit të respektojnë masat anti-Covid pasi shëndeti është elementi më i rëndësishëm në këto kohë pandemie.