Pas çështjes midis aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard, që fokusoi vëmendjen e showbizit botëror me javë të tëra, një tjetër gjyq ndoshta edhe më i bujshëm duke bërë hapat e para.

Protagonistë janë ata që me vite kanë qenë cilësuar si çifti shembullor i Hollivudit, “yjet” Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Çifti që u dashuria në 2005 gjatë filmit Mr and Mrs Smith, u martua në 2014 dhe u divorcua zyrtarisht në 2019, tashmë është në pikën më të ulët e marrëdhënies së tyre, në një krizë që sipas një raporti të FBI-së së zbardhur nga CNN, ka prekur majën në një episod të vitit 2016.

Sipas një denoncimi atëherë anonim të vetë aktores Jolie, ajo ka qenë viktimë e dhunës të bashkëshortit në disa raste, por denoncimi i referohet episodit kur sipas saj, Pitt ka ushtruar dhunë para fëmijëve të tyre, gjashtë në total ku tre prej tyre janë të adoptuar.

Familja ndodhej në një avion privat, dhe sipas Jolie Pitt ishte totalisht i dehur, dhe e akuzonte se po prishte familjen. Në atë rast, sipas saj, aktori fitues i çmimit Oskar e shtyu në mur duke e kapur prej flokësh.

Gjithmonë sipas dëshmisë, kur fëmijët qanin dhe iu kundërpërgjigjen akuzave të babait, ai u turr për t’i rrahur, por u ndalua sërish nga Jolie. Rreth një javë më vonë, Jolie kërkoi divorcin.