Pas ngjarjes me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Velipojë, një tjetër konflikt është regjistuar në jug të vendit sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 në Drimadhes janë djegur 60 shezlonge të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Burime bëjnë me dije se djegia ka qënë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare, ose konkurrenca.

Nga policia ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi ngjarjen.