Ekziston një problem i rrallë shëndetësor që të bën të harrosh detaje nga jeta, pasi kalon një moment lumturie. Ky është rasti i Megan Jackson, një vajzë e famshme në TikTok, që harron ndër të tjera vazhdimisht partneren e saj dhe duhet të shkruajë një ditar për të kujtuar marrëdhënien e tyre.

Megan vuan kriza të fshirjes së kujtesës sa herë që është shumë e lumtur, pasi prej 5 vitesh vuan nga një çrregullim funksional neurologjik. Gjendja e tmerrshme prek çdo aspekt të jetës së 21-vjeçares, që do të thotë se komeditë e saj të preferuara nuk mund t’i shohë pasi mund të shkaktojnë të qeshura.

Vlogger-i gjithashtu nuk duhet të marrë lajme të habitshme pasi mund të shkaktojë humbje të rënda të kujtesës, që do të thotë se një propozim martese i ardhshëm nuk duhet të jetë një surprizë.

Partnerja e saj është detyruar të shkruajë një ditar për Megan dhe tregon fotografitë e saj ose luan këngët e tyre të preferuara për të ndihmuar në kujtesën e saj. Shumë nga momentet më të lumtura të Megan në jetë janë shkatërruar nga kjo gjendje.

“Është kaq dëshpëruese. Kam kriza çdo ditë. Vetëm qesh dhe pësoj një krizë. Ndikon në çdo pjesë të jetës time dhe më pas ndodh humbja e kujtesës. Shumë herë harroj se kush është e dashura ime dhe kjo është e tmerrshme. Ndonjëherë harroj anëtarët e familjes. Gjëja më e çuditshme është që mund të zgjohem dhe të harroj se më pëlqejnë disa ushqime. Shkoj të blej diçka, atëherë mendoj ‘Pse e bleva këtë – nuk më pëlqen kjo?’. Pjesa më e keqe është kur zgjohem nga një krizë dhe nuk ndjenjë këmbët”, tregon ajo.

Kur mbushi 17 vjeçe, Megan kaloi deri në 35 kriza në ditë, disa e lanë në pamundësi për të ecur apo folur. Pas një referimi te një neurolog, Megan u diagnostikua me FND dhe iu ofrua terapi, por e harroi seancën.

Megan shpjegon: “Krizat ishin kaq të frikshme. Ata shpjeguan se është si një kompjuter me shumë dritare të hapura, dhe sapo të hapni një dritare tjetër, thjesht prishet. Kjo është arsyeja pse trupi im kalon një krizë. Kështu e trajton stresin. Sa herë që kisha një krizë, e cila ndodhte çdo ditë, kujtesa ime do të rifillonte, kështu që do të harroja takimin që kisha pasur tek mjeku”.

Ajo ka hapur një faqe ‘GoFund’ ku kërkon para në mënyrë që t’i mundësohet një trajtim për t’u takuar me një specialist.