Poetja amerikane Louise Gluck është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2020, njoftoi sot Akademia Suedeze.

Shpjegimi thotë se ajo mori çmimin për “zërin e saj të pagabueshëm poetik i cili, me bukurinë e tij të rreptë, e bën ekzistencën individuale universale”, raporton Reuters.

Përveç vlerësimit, ajo do të marrë edhe një çmim me vlerë 1.1 milion dollarë.

Gluck është një pasardhës i hebrenjve hungarezë që emigruan në Amerikë (porsi George Soros).

Ajo ndoqi kolegjet Sarah Lawrence dhe Columbia.

Poetikë objektiviste

Poezia e saj i përket poetikës objektiviste, e krijuar gjatë viteve tridhjetë të shekullit XX.

Duke ndjekur këtë poetikë, ajo i trajton poezitë si objekte, duke theksuar seriozitetin, inteligjencën dhe aftësinë e poetit për të dalluar botën duke përdorur fjalë të zakonshme të përditshme.

Në esenë e tij “Provat dhe teoritë”, ai shprehet se përfaqëson poezinë që i afrohet heshtjes dhe kufizohet me zhdukjen.

Ajo fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1993 për librin e saj “Irisi i egër”.

Ajo ishte një laureate për poete e Bibliotekës së Kongresit 2003-2004.

Aktualisht është një shkrimtare rezidente në Universitetin Yale dhe një ligjëruese në Programin e Shkrimit Kreativ të Universitetit Boston. Jeton në Kembrixh, Massachusetts.