Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të mbeten në fuqi masat e marra deri më tani për frenimin e përhapjes së pandemisë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shpjegoi në konferencë se do të vijojnë ora policore 22:00 me 06:00, ndalimi i grumbullimeve, tubimeve e mitingjeve politike, ceremonive festive dhe mortore, por këtë herë ndryshimi është se masat nuk do të jenë për 3 javë, si deri më sot, por pa afat.

Gjithashtu, Drejtoresha e Epidemiologjisë, në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se incidenca e rasteve vijon të jetë e lartë.

“Rastet janë të larta, 347 raste për 100 mijë banorë. Javën e fundit kemi një tendencë ulje, 1.2 herë më pak se një javë më parë, pra java 47 me 48. Qarku me peshën më të madhe është Tirana, pasuar nga Lezha dhe Gjirokasta,” shtoi Tomini.