Luan Rama duket se i është përgjigjur Ilir Metës me një poezi, pasi ky i fundit e shpalli tradhtar gjatë fushatës zgjedhore dhe doli e bënte thirrje që të votohej numri dy i listës, një vajzë e re që i hyri në zemer Metes.

Reagimi i Ramës

Poezia është shpikja e parë pas shpikjes së gjuhës që e dalloi njeriun nga kafsha, ka shkuar një studiues serioz i saj. Pasioni im për poezinë është ndërkaq po aq jetësor sa vetë gjuha, ndaj më pëlqen që hëraherës t’ju ftoj edhe ju të shijoni ( sepse poezia
shijohet, nuk lexohet ) poezitë që unë i zgjedh ndër poetët tanë më të shquar.

Sot po ju ofroj një poezi prej mikut tim, poetit Hamit Aliaj, arti i të cilit e bën atë ndër bartësit e përgjegjësisë bashkë me Ilirian Zhupën, Rudolf Markun, Preç Zogajn e ndonjë tjetër, për të na dëshmuar se poezia e shkruar në shqip, ka poetë që ia mbrojnë nderin dhe që e nderojnë me shumë dinjitet edhe sot, jo vetëm si pasardhës të Dritëroit, Kadaresë, Arapit, Dhori Qiriazit, Xhavahir Spahiut etj, por më shumë si vazhdues e pasurues të një mozaiku vlerash të qenësishme për kulturën tonë kombëtare.

FAJE DRUNI

Nga Hamit Aliaj

Ai nuk shkoi asnjë ditë në luftë.

Kur ajo mbaroi dhe itej për të munguarit,

I shpalli tradhtare të gjitha pemët:

Pse ju çelët lule

Edhe në kohë të robërisë ?!

Me sakicë në krah , një nga një i pret.

Me drunin e tyne gdhend

Të dekun prej druni,

Që del e i shet

Në emën të historisë…