Ka degjeneruar në akuza personale debati mes analistit Andi Bushati dhe ministres socialiste Elisa Spiropali në studion e “Open”, ku po diskutohet për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese.

Pjesë nga debate:

Bushati: Kur s’je në gjendje të thuash të vërtën tënde, do thua të vërtet e Skendërbeut.

Spiropali: Më qesharak se ju nuk ka.

Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Spiropali: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidoni. Këto janë manovra të ulata të burrecëve që i përdorin në studio televizive. Janë karakteristike të burrecit.

Bushati: E humbët, po ju merret goja. Unë shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Spiropali: Keni një femër përpara dhe flisni më këtë gjuhë.

Bushat. Pse unë i kam thënë Skënderbe!

Spiropali: Unë e njoh veten dhe forcën time politike.