Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e vendit, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.

Pas orës 22:00 janë numëruar më shumë se 70% e kutive, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste 48,96% të votave.

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 39,34% të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim 6,84% të votave.

Partia Socialdemokrate 2,24% të votave.

Në një deklaratë për mediat, KQZ reagoi ndaj vonesave që kanë ardhur në disa KZAZ në vend.

Zëdhënësja e KQZ bëri të ditur se në 18 KQZ janë numëruar më pak se 50% e qendrave të votimit dhe për këtë arsye anëtarët e KZAZ-ve janë gjobitur me 3 mijë lekë.

“Disa KZAZ kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit që kanë në administrim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e KZAZ, të cilat deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit”.