Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi të enjten që shtetet të ndërmarrin masa më të forta kufizuese për të frenuar përhapjen e variantit të ri të Covid-19.

Drejtori rajonal për Europën, Hans Kluge, u shpreh se Europa është vetëm në fillim të një periudhe të vështirë, teksa rastet ditore vijojnë të rriten.

Ai deklaroi:

 “Kjo është një situatë alarmante, gjë e cila do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë nga ajo çfarë kemi bërë deri më tani dhe të shtojmë masat sociale për ruajtjen e shëndetit publik, që të kthejmë vijën vertikale të kurbës në disa shtete”.

Sipas tij ishte e natyrshme për viruset që të ndryshojnë me kohën.

Më tej shtoi se mutaiconi i ri nuk besohet të shkaktojë simptoma të rënda.

Drejtori i OBSH-së për Europën deklaroi se nëse nuk ngadalësohet apo vihet nën kontroll përhapja e Covid-19, atëherë impakti, veçanërisht në sistemin shëndetësor të goditur nga pandemia, do të jetë shumë i rëndë.