Vetëm një ditë pasi nisi hetimin disiplinor, UEFA ka marrë vendimin dhe ka dënuar me një ndeshje pezullim, sulmuesin e Austrisë, Marko Arnautovic, pasi ofendoi futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Alioski.

Arnautovic kërkoi falje pas ndeshjes, por Federata e Maqedonisë së Veriut kërkoi dënimin e futbollistit. “Jemi kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të ofendimeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Dënojmë shfryrjen nacionaliste që bëri Arnautovic ndaj Alioskit”.

Megjithatë, UEFA nuk e ka marrë aspak parasysh pjesën e racizmit, duke e dënuar atë vetëm për ofendim.

Me këtë vendim, sulmuesi i Austrisë do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Maqedonisë së Veriut.