Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Tëitter, i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Tropoja deklaroi se “Lulzim Basha po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës”.

Basha shkruan në rrjetin social se Berisha po përhap lajme të rreme.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, lexohet në postimin e Bashës.