Dështon në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore për të dhënë pretencën për Fatjon Muratin dhe Kristjan Gjinin për arsenalin e armëve të gjetur më 13 korrik të vitit të shkuar. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se shkak është bërë mungesa e avokates së Gjinit.

Ndërkohë, në seancë ka qenë avokati i Fatjon Muratit, një personazh i përfolur për ngjarje kriminale, ndërsa pak ditë më parë në lokalin e tij u krye një masakër, ku një grua humbi jetën dhe u plagosën 5 të tjerë. Seancë e radhës do të mbahet më 29 mars.

Disa javë me parë Fatjon Murati, mik i Endrit Dokles kishte kërkuar nga prokuroria një muaj leje që të dilet nga banesa nga ora 08:00-20:00 për arsye shëndetësore, por kjo kërkese e tij është rrëzuar nga prokuroria. Kujtojmë se Murati pas ngjarjes kriminale që ndodhi në Don Bosko, nuk është gjetur në banesën e tij ku ishte në arrest shtëpie, ndërsa mendohet se është larguar ilegalisht jashtë vendit.