Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të 32-vjeçarit Aris Papas pak ditë më parë në Athinë. Nga pamjet shihet se Papas qëndron i ulur në një lokal duke konsumuar diçka.

Nga pas i afrohet një person që e qëllon disa herë me pistoletë. 32-vjeçari rrëzohet në tokë dhe tenton të largohet, por nuk mundi t’u shpëtojë plumbave. Pas pak sekondash shqiptari nuk reagon më dhe duket se ka ndërruar jetë në vend.

Në video duken edhe klientët e punonjësit e lokalit që largohen me shpejtësi. Aris Papas kishte mundur t’u shpëtonte tre atentateve në të kaluarën. Sipas mediave greke, ai është i njohur një nga pjesëtarët e botës së krimit dhe trafikimit të drogës.

Ai vazhdimisht lëvizte me antiplumb, por ditën që ka ndodhur vrasja, nuk e kishte veshur. Ende nuk ka të dhëna për autorët.