Media ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë që kanë fiksuar momentin kur efektivi, Nevaldo Hajdaraj, qëllon Klodian Rashën, më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Në fotot e siguruara duket momenti kur efektivi Nevaldo Hadaraj (i shënuar me numrin 1) është vënë në ndjekje të Rashës (i shënuar me numrin 2) dhe momenti kur e qëllon, teksa është i shtrirë në tokë.

Kanë qenë pikërisht këto pamje që kanë bërë prokurorinë të ndryshojë akuzën për efektivin e policisë dhe ta akuzojnë për vrasje me dashje.

Sipas dosjes, “pasi është ndjekur nga dy punonjësit e patrullës, ka qenë Nevaldo Hajdaraj, që pak metra larg vendngjarjes, ka tentuar ta ndalojë, duke e kapur nga rrobat dhe trupi.

Klodian Rasha ka mundur t’i shpëtojë, ndërsa efektivi Hajdaraj është rrëzuar në trotuar.

Në këtë moment, Hajdaraj është ngritur dhe pozicionuar në të ndenjurat e tij brinjazi, mbështetur në dorën e majtë dhe me dorën e djathtë ka qëlluar dy herë brenda një sekonde drejt Rashës”.