Shumë kompani po japin lajme të mira nga dita në ditë në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit që kanë krijuar, por deri në marrjen e autorizimit të plotë për përdorimin e tyre nga autoritetet përkatëse duhet ende kohë.

Për këtë arsye OBSH bën thirrje që qeveritë e vendeve të botës dhe qytetarët duhet të tregojnë maksimal në këtë moment të pandemisë, që shumë e cilësojnë si valën e dytë të saj.

Sipas kreut për emergjencat në OBSH, vaksinat nuk do të vijnë në kohë për të luftuar valën e dytë dhe bota duhet të përballet pa to.

“Do të duhen ende 4-6 muaj përpara se të ketë nivele të mjaftueshme imunizimi kudo. Vaksinat nuk duhen parë si një porcion magjik”, u shpreh Michael Ryan.