Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres paralajmëroi dje një ”katastrofë për gjeneratat e reja” që vjen nga mbyllja e shkollave për shkak të parandalimit të pandemisë së koronavirusit.

Sipas tij, rikthimi i studentëve në bankat e shkollës duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverive, ndërkohë që sipas tij për momentin kësaj çështje nuk po i jepet rëndësinë e duhur.

Shkollat janë ende të mbyllura në 160 vende, ndërkohë që përfshihen më shumë se 1 miliard studentë.

“Po përballemi me një katastrofë në këtë drejtim që mund të çoj dëm potencialin njerëzor dhe të rrezikojë dekada progresi, si dhe të zmadhojë pabarazitë”, deklaroi Guterres gjatë promovimit të fushatës “Save our Future” të OKB-së, e fokusuar pikërisht në këtë problem.