Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, si zakonisht, u dërgon presidentëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje.

Ati i Shenjtë i dërgoi këtë telegram Presidentit tё Shqipёrisё, Ilir Meta: “Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithëpushtetshëm të dikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”.