Pavarësisht rasteve të shumta të kafshimit prej qenve te rruges ne Tirane, mes te cileve edhe femije, moderatorja Roza Lati ka dy dite qe ka marre megafonin gjoja ne mbrojtje te kafsheve endacake.

Por një vit më parë, Roza Lati, e cila sot ben si mbrojtëse e qenve te rruges, i shkruante personalisht e alarmuar kryebashkiakut Erion Veliaj, nga i cili kerkonte që “t’i jepte drejtim këtij problemi” njëherë e mirë me qentë e rrugës.

Më 27 maj 2020, Roza Lati i ankohej Veliajt për një sulm që ajo personalisht kishte pësuar nga disa qen rruge. Jo vetëm kaq, por Roza Lati shprehet e gatshme që të ndihmojë edhe vetë për t’i dhënë drejtim këtij problemi.

Postimi i plotë:
Roza K. Lati
Përshëndetje Erjon. Kemi një problem këtej nga Liqeni, rrugët e biçikletës, që janë afër Gardës, më saktë mu mbrapa Sheratonit. Ka rreth 1 vit që këtej vërdalliset një bandë me qen rrugësh që të bëjnë prit dhe janë gati të sulmojnë.
Para një viti kanë qenë më pak në tufë, por muajt kalojnë dhe rriten në numër.
Kur dal për vrap me qenin tim shtëpiak, më sulmojnë përditë kjo banda e qenve të rrugës që ka zaptuar territorin.
Unë jam ambientalistja nr. 1 për të drejtat e kafshëve, por ENOUGH IS ENOUGH.
Ju lutem një nr kontakti për t’i dhënë drejtim këtij problemi sepse edhe tani që po ju shkruaj, po dridhem.
Ju falenderoj. Sot postova dhe në instagramin tim (në instaStory) për këtë çështje. Madje i kam kapur në video”, shkruante Roza Lati.