Është arrestuar në Belgjikë eurodeputeti Ioannis Lagos, i dënuar në Greqi për lidhje me partinë neo-naziste, Agimi i Artë.

Lagos u dënua në tetor së bashku me të gjithë krerët e Agimit të Artë, por arrestimi i tij u bë i mundur vetëm tani pasi Parlamenti Europian i hoqi imunitetin.

Ai ishte dënuar me 13 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, por nuk mund të arrestohej për shkak të mbrojtjes që i krijonte mandati si eurodeputet. Tashmë ai është duke u ekstraduar drejt Greqisë.

“Hajdutët, ateistët, anti-grekët po më çojnë mua në burg”, ankohej në një postim në Twitter, Lagos vetëm disa orë pasi kolegët e tij në Parlamentin Europian votuan me 658 vota për t’i hequr imunitetin.

Sipas mediave greke, arrestimi i Ioannis Lagos në Belgjikë kishte ardhur pas një urdhërarresti që ishte ngritur ndaj tij dhe nga Interpoli.