Kateri dhe Jay Schwandt mirëpritën në familjen e tyre një vajzë pas gati tre dekadash dhe plot 15 përpjekjesh.

Çifti ka 14 djem, Tyler, Zach, Drew, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley.

Vetëm muajin e kaluar, prindërit u gëzuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Maggie Jayne.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të gëzuar që Megie Jayne iu shtua familjes tonë,” tha kryefamiljari për Detroit Free Press, gazeta e parë që raportoi historinë.

“Ky vit ka qenë ndryshe në shumë mënyra, për kaq shumë arsye, por Megi është dhurata më e madhe që mund të imagjinonim të kishim”, shtoi ai.