Pas 26 orëve kërkimi janë lokalizuar dhe shpëtuar tre turistë holandezë, të cilët humbën kontaktet teksa eksploronin shtigjet në Qafën e Thellë në Llogara.

Ata u lokalizuan me anë të një droni nga forcat policore të angazhuara në këtë operacion.

Mësohet se në total, për lokalizmin e turistëve u angazhuan 70 forca policore, ndërsa 3 holandezët pritet të zbresin në stacionin policor të Llogarasë.