Aston Martin u rikthye në Formula 1 pas 60 vjetësh, dhe prezantoi makinën e re AMR21, e cila do të drejtohet nga Lance Stroll dhe kampioni katër herë Sebastian Vettel në sezonin e ri.

Racing Point u riemërua këtë dimër pasi pronari Lawrence Stroll mori kontrollin e biznesit të Aston Martin, kështu që prodhuesi legjendar i makinave angleze ka ekipin përsëri në Formula 1 pas 60 vjetësh.

Prezantimi i makinës së re u prit me interes të veçantë, ku dominonte ‘”jeshila garuese britanike”, me ruajtjen e disa detajeve rozë.

Promovimi për Aston Martin Cognizant F1 Team u bë nga legjendari i Hokejit Tom Brady.

“Hej Lance dhe Seb, unë do të të gëzoj në çdo hap të rrugës”, tha Brady.