Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se ata persona që do të vaksinohet kundër koronavirusit Covid-19, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.

E ftuar në emisionin Opinion, ministrja Manastirliu u pyet nëse do të ketë rrezik falsifikimi ky dokument, dhe deklaroi se çdo qytetar do të ketë kodin unik të skanuar.

Ne do të pajisemi me ndonjë dokument për udhëtim?

Ministrja Manastirliu: Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë.

Çfarë dokumenti do të marrim zonja ministre, se mund të jetë një dokument lehtësisht i falsifikueshëm?

Ministrja Manastirliu: Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania.