“Peaky Blinders” ka rinisur xhirimet e sezonit të tij të gjashtë, pasi ato u ndalën në muajin mars të vitit të kaluar, për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

BBC konfirmoi lajmin, duke postuar një foto të aktorit kryesor, Cillian Murphy, me modelin e famshëm të flokëve si Tommy Shelby, dhe duke theksuar se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit.

Skenaristi Steven Knight bëri me dije se seriali do të përfundojë, por “historia do të vijojë në një formë tjetër”.

“Mendojmë se do të jetë sezoni më i bukur dhe jemi të sigurt se fansat tanë të mrekullueshëm do ta pëlqejnë shumë”, shtoi Knight.