Para fillimit të Asamblesë së PS në Vlorë, Edi Rama ka “pleqëruar” emrin e kandidatit dhe i ka marrë pëlqimin Sinan Idrizit, se për cilin duhet të vendosë kandidat për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 14 majit.
Para nisjes së Asamblesë së PS në Vlorë, siç dëshmohet në foto, kryeministri Edi Rama ka pirë kafe nën tendën e një lokali me Sinan Idrizin, pronarin e kompanisë “Air Albania” që i ka dhënë Charterin me qira “sekrete”.
Fakti që ky Sinan Idrizi, “lavatriçe” e parave të bizneseve mafioze turke në Shqipëri, nuk është anëtar i Asamblesë së PS të Shqipërisë e as i degës së PS në Vlorë dhe fakti që kryeministri takon të parin atë dhe jo drejtuesit e partisë, krijon indicie se Sinan Idrizi është “mblesi” i emrit të kandidatit për kryetar të Bashkisë Vlorë.
Siç kuptohet, para fillimit të Asmablesë, Edi Rama ka “pleqëruar” emrin e kandidatit dhe i ka marrë pëlqimin Sinan Idrizi, se cili duhet të caktohet kandidat për kryetar në Bashkinë e Vlorës. Më pas, u mor vesh se kandidat u zgjodh, miku i Sinanit, Ermal Dredha.
Me Ermal Dredhën, Sinan Idrizin e lidhin 4 vitet e fundit si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur bënin punë të dyshimta me avionët e “Air Albania” në linjën Tiranë-Stamboll-Dubai.
Votimi i fshehtë u zhvillua mes dy kandidatëve, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Dredha mori 199 vota, Velaj 50 vota, ndërsa 1 votë u shpall e pavlefshme. Dmth, me shumë gjasë, fitues, kandidaturën e Ermal Dredhën, nuk e nxorrën strukturat e PS-së, por biznesmeni Sinan Idrizi.