Ora 11: 00 Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në me numër 76-të të Përmetit, ku janë numëruar 46 kutitë.

Fituese është shpallur Partia Socialiste me 3 mijë e 466 vota.

E dyta është renditur Partia Demokratike me 1.939 të votave dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.

Në total, nga votat e numëruara deri tani në nivel qarku në Gjirokastër PS ka siguruar 54.74%, të votave, ose 3 mandate, PD 29.17%, ose 1 mandat, kurse LSI 13.46%, duke mos siguruar asnjë mandate.

Partia Socialiste është shpallur gjithashtu fituese në Bashkitë e Pustecit, të Memaliajt si dhe në Njësinë 10 në kryeqytet, zona këto ku ka përfunduar procesi i numërimit.