Një person mësohet se ka mbetur i vrarë në Elbasan këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.

Viktima mësohet se është Pjerin Xhuvani, ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por i akuzuar nga opozita si pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet së fundmi.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv i Policisë dhe një person tjetër.

Në përplasje janë përfshirë të paktën 6 persona…

Drejt qytetit janë nisur Forcat Speciale.

Lajmi në përditësim…