Më 3 tetor 1949  nda nga jeta ne New York të SHBA Mid’hat Frashëri.

Vdiq në kulmin e punës dhe veprimtarisë së tij politike në interes të Shqipërisë (Perëndisë së tij të adhuruar).

Mid’hati kishte krijuar të parën parti politike konservatore (dmth. të djathtë) që e pasoi me vonë me Komitetin Shqipëria e Lirë. Në këtë perfaqësi te shqiptarëve bënin pjesë vetëm ata individë që nuk kishin bashkëpunuar as me nazi- fashizmin, as me komunizmin.

Komiteti Shqipëria e Lirë ishte i pari institucion politik që pati mbështetjen e Amerikës dhe Fuqive Europian. Ky komitet krijoi Qeverinë në hije të Shqipërisë e cila do merrte pushtetin kur të binte komunizmi në Shqipëri.

Në mes kësaj përpjekje titanike Mid’hati vdiq duke marrë me vete ëndrrën e lirisë së gjithë shqiptarëve.

Mid’hati ishte simboli i lirisë për të gjithë shqiptarët që vuanin në izolimin e tmerrshëm komunist.

Ishte dhe mbeti ëndrra e lirisë për te gjithë ata që u persekutuan, humbën lirinë, pronat dhe jetën e të afërmve të tyre.

Në kujtim të veprimtarisë së Mid’hat Abdyl Frashërit, më 3 tetor 2022, në një nga sallat e Muzeut Kombëtar, u promovua Vëllimi VII i Veprës së Tij, sjellë nga historiani i të vërtetës prof.Uran Butka.

Artur Roshi

(Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat)