Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçare, pasi ka dhunuar dhe përndjekur ish-partnerin e saj.

Sipas të dhënave zyrtare nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë.

Një ditë më parë 35-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.

Ndërkohë, Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 26 tetor ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.