Pedagogu i filozofisë, Përparim Kabo, në një postim në FB flet për kohën si nocion shkencor. Duke u nisur nga shpjegimi, se “vetëm ata që e mbushin kohën me investim, vetëm ata kanë respekt për kohën“, një ndjekës i ka bërë këtë pyetje: “A i do njeri njerëzit punëtorë dhe të ndershëm…?”

Përgjigja e profesor Kabos është kjo:

“Koha në vetëvete nuk egziston, ajo është një nocion pa identitet konkret fizik. Koha bëhet realitet fal ngjarjeve dhe ecurisë së tyre… Ata që mbushin kohën me investim dhe me punë që, zhvillojnë shoqërinë dhe mendimin, vetëm ata e duan kohën e tyre, janë subjekte tē kohës dhe punojnë për kohërat që do të vijnë”.