Një aksident i rëndë ka ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë ku janë përplasur 3 makina dhe për pasojë 2 persona kanë humbur jetën.

Viktimat janë Tonin Mëhilli rreth 54 vjeç, oficer policie ne burgun e Peqinit i cili ishte drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe Merushe Koni, 60 vjeçe, pasagjere në një automjet tjetër.

Nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe 2 persona të tjerë të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit. Njëri nga të plagosurit është një fëmijë vetëm 10 vjeç.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes shkak është bërë shpejtësia, një parakalim i gabuar dhe lagështia në rrugë.