Ish presidenti Bamir Topi ka komentuar përplasjet në Partinë Demokratike.

I ftuar në Report tv, Topi ka përdorur metaforat për të përshkruar situatën ku ndodhet aktualisht PD.

Sipas Topit, PD është si një godinë e dëmtuar në nivelin DS5, pra që nuk është rrëzuar, por është shpallur e pabanueshme. Sipas tij, disa e përdorën si hotel, pavarësisht që sot, është transformuar në një motel në kuptimin metaforik të fjalës, për karriera të çuditshme.

“Do të përdor një fabul, një metafor që është shumë e rëndësishme. PD është ndërtuar në 1990, në ato kushte të vitit 1990 që e dini se si janë bërë ndërtesa në kuptimin metaforik, ndërtesa pa shumë kushte teknike, dikush një tullë, një shufër hekuri dhe ajo ndërtesë me kontributin e shumë njerëzve me aspirata, të përndjekur politik që e kishin parë si rreze shprese erdhën dhe kontribuan aty, kjo godinë iu nënshtrua një trajtimi të çuditshëm, u larguan kontributorët dhe erdhën të tjerë e të tjerë, disa e përdorën si hotel, pavarësisht që sot, është transformuar në një motel në kuptimin metaforik të fjalës, e përdorën për karriera të çuditshme, për tranpolina për të bërë karriera, si llogore sulmi ndaj kundërshtarëve dhe gjatë viteve kanë rënë tërmete, kanë qenë disa tërmete të lehta godina i ka përballuar, por nga 1990-2021 janë gati 30 vite dhe vjen një tërmet shumë i fuqishëm, si ai i nëntorit, kjo ndërtesë nuk ka rënë plotësisht, por ekspertët e kanë klasifikuar si DS5, që është e destinuar të rrafshohet, nuk ekziston më, me koshiencë e të gjithë njerëzve që janë tallur me interesat e të djathtës, me të përndjekurit politik, dhe ironia dhe paradoksi është që Edi Rama po i jep pagesat të përndjekurve dhe ai po e bën se atë që nuk e bënë ata për ju, po e bëj unë”, tha Topi.