Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me koronavirus.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50-vjeçar dhe një 86-vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Lajmi i mirë është se numri i rasteve të reja ka pësuar një rënie të lehtë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 125 persona.

“Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë”.

43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.