Momenti i jashtëzakonshëm kur një krokodil ha një peshkaqen është kapur në kamera në Queensland të Veriut, Australi.

Shkencëtari dhe fotografi Mark Ziembicki, 46 vjeç, dokumentoi momentin e rrallë gjatë një vizite në bregun lindor të Australisë.

“Ndërsa ishim të zënë duke marrë fotografi të një krokodili tjetër, dëgjuam zhurmë rreth njëqind metra larg”, tha Ziembicki.

Sipas Ziembicki, reshjet e tepërta të shirave bënë që speciet e ujërave të ëmbla të kalonin në ujërat e kripura bregdetare, duke çuar në “takimin” e dy grabitqarëve.

Krokodilët e Nilit, janë zvarranikë të ujërave të ëmbla dhe rrallë janë pikasur në ujëra të kripur. Ata kanë kafshimin më të fuqishëm në mbretërinë e kafshëve, që është rreth tetë më e fuqishme sesa e një peshkaqeni të madh të bardhë.