Kompania prodhuese e vaksinave Pfizer-Biontech pritet të kërkojë aprovim nga Bashkimi Europian që vaksina e saj të përdoret tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

Gjatë muajit mars kompania bëri me dije  se vaksina e saj është provuar të jetë 100% efektive tek kjo grupmoshë.

Provat e fazës 3 që përfshinë 2,260 fëmijë në Shtetet e Bashkuara “demonstruan 100% efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave”.

Ekspertët e kompanisë thanë se shpresojnë të fillojnë vaksinimin e kësaj grupmoshe para vitit të ardhshëm shkollor dhe do të kërkojnë autorizim edhe nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Europiane e Barnave për të zgjeruar përdorimin e vaksinës.