Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka prezantuar ndeshjen e radhës në kampionat, që do të luhet në mesjavë, nesër ndaj Udinese.

Kuqezinjtë vijnë pas suksesit në Romë ndaj ekipit verdhekuq, por sapo është hapur një çështje “Romagnoli”, edhe pse trajneri i vë kapak…

“Ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme, por edhe të ndryshme. Për mua është me fat që kam zgjedhje të shkëlqyeshme. Vetëm nesër në mëngjes do të provojmë formacionin startues.  Unë do të zgjedh kush është më mirë. Ne vijmë nga një fitore e mirë, tani ne duhet t’i japim vazhdimësi rezultateve tona”.

“Vetëm ju flisni për dështim, për mua janë zgjedhje të thjeshta. Unë fola me të. Nuk mund të kesh gjithmonë të njëjtat ide, por e rëndësishme është respekti”.

Si është Leao? A po bie nga forma?

“Le të mos harrojmë se deri para disa javësh flitej për një Leao më të vendosur dhe brenda ndeshjeve. Nesër ai mund të fillojë nga fillimi. Ai nuk duhet të përkëdhelet shumë sepse është i mirë. Duhet të ndihmojë ekipin me cilësitë që zotëron”.

A do të mungojë një udhëheqës si Ibra?

“Ibra është kampioni ynë. Por drejtuesi ynë duhet të jetë mënyra se si dalim në fushë, të dielën e vërtetuam atë. Edhe pa Ibra dhe Calhanoglu ka shumë lojtarë që mund të jenë vendimtarë”.

A duhet të besojë ende Milani në Scudetto?

“Do të isha i befasuar nëse Ibra do të kishte thënë gjëra të ndryshme në konferencë. Është e drejtë që ai të thotë gjëra të caktuara.

Ne duhet ta bëjmë garën vetëm mbi veten tonë, duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të luajmë futbollin tonë. Jemi të kënaqur me ndeshjen në Romë. Ky është momenti vendimtar i sezonit, le të qëndrojmë të përqendruar dhe të përpiqemi të marrim maksimumin prej tij. Pastaj do të shohim në çfarë pozicioni do të jemi”.

A mundet të luajë Milan pa Ibra? Do ta shikoni sonte në Sanremo?

“Ibra është një armë më shumë, por fakti që ekipi doli mirë edhe pa të do të thotë që ne kemi disa cilësi. Sonte do të shikoj Juventus-Spezia. Fola me Ibra. Për fat të keq Sanremo përfundon shumë vonë për mua”

A mund të rikuperohet Rebic për nesër?

“Ai është mirë, nesër në mëngjes mund të bëjë provën e fundit dhe ta nisë titullar. Të dielën luajti një ndeshje të shkëlqyeshme, karakteristikat e tij janë të rëndësishme për ne. Nuk ka dyshim për cilësitë e tij”.

Si janë Mandzukic dhe Bennacer?

“Ata po vazhdojnë punën e tyre individuale e cila do të vazhdojë gjatë gjithë kësaj jave. Shpresojmë që ata të jenë përsëri në stol gjatë javës së ardhshme”