“Corriere dello Sport” shkruan se një tjetër ish-lojtar i Milanit mund të bëhet pjesë e drejtimit të Juventusit këtë sezon.

Fjala është për Alessandro Nesta-n, një mik i vjetër i Pirlo-s, të cilin trajneri i ri i bardhezinjve kërkon ta ketë në krah të djathtë në drejtimin e skuadrës.

Nesta ishte në krye të Frosinone dhe shkoi deri në finalen e play-off për t’u ngjitur në Serie A, por u mposht nga Spezia. Më parë, ai ka drejtuar Miami FC dhe Perugia në Serie B.