Edison Pula, 27 vjeç është arratisur nga burgu i Trevisos në Itali mëngjesin e djeshëm. Ai u arratis nga burgu bashkë me 2 shokët e tij, por këta të fundit u arrestuan nga Policia.

Kush është Edison Pula?

Pula është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare. Ai është dënuar për vrasje, grabitje si dhe është kapur më lëndë plasëse dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës.

Në vitin 2016 ai u arratis nga Komisariati i Krujës.

Në atë kohë u arrestua bashkë me 8 persona të tjerë, pasi më 19 shtator të 2016 i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Pula ka qenë pjesë një prej bandave në Nikël të Fushë-Krujës.