Arrestohet në Tiranë 43-vjeçarja Lubjana Gjeçaj, e cila është dënuar në Itali me 3 vite burg, për pjesëmarrje në organizatë terroriste. Lubjana Gjeçaj përhapte propagandën dhe rekrutonte njerëz në Itali për llogari të ISIS.

Ajo është nëna e Aldo Kobuzit, shqiptarit që u martua me një italiane për ta kthyer atë në italianen e parë xhihadiste.

43-vjeçarja mendohet se ka mbështetur djalin e saj për përhapjen rekrutimin e njerëzve për ISIS gjatë vitit 2014-2015 në Itali. Ajo u la e lirë fillimisht dhe po qëndronte në një banesë tek Unaza e Madhe në Tiranë.

Gjatë kësaj kohe, Antiterrori e ka mbajtur në vëzhgim, nga frika se mos përfshihej sërish në përhapjen e propagandës për ISIS.

Sapo ka ardhur urdhër-arresti nga Interpoli Italian, menjëherë forcat e policisë së Komisariatit Nr.6 e kanë arrestuar.

Ishte një krushqi e lidhur mes Aldo Kobuzit dhe italianes Maria Gulia, që më vonë do quhej Fatma, që zbuloi celulën terroriste në Itali. Aldo Kobuzi së bashku me italianen ende nuk dihet se ku ndodhen sot, pasi vendosën të luftojnë për Shtetin Islamik.