Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Lezhë. Policia bën të ditur se shtetasi Vincens Piroli, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, është dërguar në spital i plagosur me armë zjarri,

34-vjeçarit i është dhënë ndihmë e parë në spitalin e Lezhës, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës për ndërhyrje më te specializuar.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta, ndërsa shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë.