Bayern Munchen ka triumfuar dhe në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1 përballë Lazio, duke kaluar në fazën tjetër të Champions League.

Tashmë zyrtarisht, ekipet italiane janë të gjitha jashtë kompeticionit më të rëndësishëm europian, ndërsa në Europa League vijojnë të jenë ende në garë Roma dhe Milan që do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit mbrëmjen e së enjtes.

Çerekfinalistja e fundit e Champions League është Chelsea, i cili fitoi po ashtu dhe ndeshjen e dytë përballë Atleticos së Simeones me rezultuatin 2-0.