Një nga makinat që po shoqëronte mjetin e ish-kryeministrit Sali Berisha është aksidentuar teksa ktheheshin nga Kurbini ku deputeti non grata po mbante takimin e radhës me fansat. 

Mediat afër Berishës thonë se aksidenti ka qenë i qēllimshëm.

Sipas tyre, “një makinë është futur në krah të kundërt me një shpejtësi të lartë dhe me qëllimin e qartë për tu përplasur me makinën brenda të cilës ndodhej Berisha”.

Por, drejuesi i mjetit ka arritur të shmanget në kohë, duke bërë që mjeti në fjalë të ecte në drejtim të makinës që ndodhej pas asaj të liderit historik të Partisë Demokratike.

Edhe kjo e dyta është shmangur dhe mjeti me të cilin u përplas i futuri në krah të kundërt ishte i treti në radhë. Për pasojë, dy persona që ndodheshin brenda mjeteve eskortë të Berishës kanë mbetur të plagosur.

“Vetë Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë dëm. Hetimet kanë nisur për një aksident të qëllimshëm, por ende nuk ka informacione zyrtare” – shkruan portali Dosja.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autostrada është bllokuar aktualisht duke krijuar dhe radhë mjetet e trafik të rënduar.