Për të dytin vit rresht, publiku australian nuk do të mund të shijojë idhujt e tyre të shpejtësisë.

Organizatorët e Çmimit të Madh të Formula 1 dhe Moto Gp në Australi kanë deklaruar se të dy garat do të anulohen edhe këtë vit për shkak të masave parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19.

Australia gjendet sërish në një pozitë kritike, ku pjesa më e madhe e qyteteve ndodhet në lockdown për shkak të variantit Delta që ka depërtuar në vend pavarësisht masave shume te rrepta për ardhjen e turistëve dhe kufizimet e ndryshme.

Sipas burimeve, varianti i rrezikshëm ka hyrë në Sidney nga një taksist pa maskë, i cili kishte marrë në aeroport një person që rezultoi pozitiv.