Policia e Shkodrës ka nisur operacionin masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor.

Operacioni do të zhvillohet nga strukturat operacionale të DVP Shkodër, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe dhe shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacion janë përfshirë 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor. Aksioni do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi të bimëve narkotike.