Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në rrugën “5 Maj”, ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin me inicialet M. D..

Janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia njofton se po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.