Shqipëria strehon prej vitesh mbi 3 mijë opozitarë Iraniane ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi sot regjimin në Teheran se sërish po përgatit komplote dhe atentate pavarësisht dështimit të tyre në të kaluarën.

Atentatet ishin planifikuar nga diplomatë dhe spiunë iraniane edhe në Shqipëri, shtet i cili ka përzënë disa përfaqësues të regjimit Iranian. Duke kërkuar miratimin në muajin Tetor të një rezolute të re në OKB për embargon e armëve ndaj këtij shteti.

“Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Evropën. Ne kemi fushatat e diversionit që ata kanë realizuar me komplote dhe atentate të dështuara në të gjithë Evropën. Nuk ka kuptim për ndonjë vend evropian që të mbështesë mundësinë që iranianët të kenë armë. Irani është sponsorizuesi më i madh i terrorizmit në botë”.

Pompeo i bëri thirrje Rusisë që të zbatojë obligimet dhe përkushtimin ndaj Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) për liri të shprehjes të cilën e drejton aktualisht Shqipëria.

“Shpresojmë që ato kombe që vlerësojnë lirinë e mediave, të cilat dëshirojnë që reporterët e pavarur të jenë në gjendje të bëjnë pyetje, edhe nëse ndonjëherë udhëheqësit nuk i pëlqejnë ato, do të bashkohen me ne”.