Një skenë e frikshme ndodhi në garën e Moto GP në Austri.

Përplasja që ndodhi kur Franco Morbideli dhe Johan Zarko “goditën” motoçikletat e tyre, bëri që të dy rrotat të hidheshin nga pista në mënyrë të pakontrollueshme, dhe të ktheheshin në të pikërisht aty ku po kalonte Vallentino Rossi, kampioni shtatë herë i botës.

Rossi ishte pak prapa Vinales, kur njëri prej motorëve “të arratisur” fluturoi para timonit të tij të përparëm, dhe tjetri, menjëherë pas, mbi kokën e tij.

Për fat të mirë, të dy Morbidelia dhe Zarko u ngritën pas përplasjes dhe shkuan në skuadrat e tyre, por italiani, ndryshe nga francezët, u mor më pas për një ekzaminim mjekësor.